Parashikohet fituesi i Champions League

Parashikohet fituesi i Champions League

09:13, 15/12/2020

U hodh ditën e djeshme shorti për 1/8-at e Ligës së Kampionëve, teksa goglat rezervuan përballje të zjarrta, ku spikat ajo mes Barcelonës dhe PSG-së, por dhe Chelsea-Atletico Madrid.

Duke u bazuar te shorti, superkompjuteri, FiftyThirtyEight, ka parashikuar Manchester Cityn e Pep Guardiolës si favorit për të fituar këtë trofe me 26 %, teksa shanset e kampionëve aktual të Bayernit janë ulur në 19 për qind.

Favoriti i tretë sipas superkompjuterit është Barcelona me 12 %, ndërsa Liverpooli, Chelsea dhe Reali kanë nga 6 %.

Në fund ndodhen Borussia Monchengladbach dhe Porto me më pak se 1 %.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco