Haaland te Juventusi? Sulmuesi flet për të ardhmen

Haaland te Juventusi? Sulmuesi flet për të ardhmen

22:28, 14/12/2020

Erling Haaland u shpall fitues i Golden Boy 2020 dhe pas çmimit foli për Tuttosportin.

Ai ka komentuar nga Doha situatën te Borussia Dortmund dhe fjalët e agjentit Mino Raiola që deklaroi se ishte afër Juventusit.

“Jam shumë krenar për çmimin. Një motivim më shumë për të bërë mirë dhe për të arritur qëllimet e tjera. Marrëdhënia ime me Raiolan? Mino është agjenti më i mirë në botë dhe më ka ndihmuar shumë.

“Dua të vazhdoj të rritem në karrierën time. Juventusi? E ka thënë Raiola se kam qenë afër Juves, por unë se kam thënë kurrë. Kam vetëm 1 vit te Dortmundit, jam mirë dhe i lumtur në Gjermani”, – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco