‘Golden Boy 2020’/ Flet Tonali: Kur fiton, gjithçka ndryshon...

‘Golden Boy 2020’/ Flet Tonali: Kur fiton, gjithçka ndryshon...

21:52, 14/12/2020

 Sandro Tonali u zgjodh “Djaloshit të Artë” italian nën moshën 21-vjeçare.

Mesfushori i Milanit mori skenën dhe foli edhe në podium: “Kur fiton, gjithçka ndryshon. Transferimi te Milani ishte një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë. Të fitosh me ta është edhe më e bukur, shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

Për Gattuso: “Ai më dha shumë këshilla që i kam thënë tashmë në intervista të tjera. Kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të, shpresoj të vazhdoj dhe ta njoh edhe më mirë”.

“Golden Boy 2020” është një çmim që jepet nga Tuttosport për futbollistin italian më të mirë nën moshën 21-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco