Stankovic: Me Milanin do të jetë shfaqje e bukur, sikur të kthehen tifozët!

Stankovic: Me Milanin do të jetë shfaqje e bukur, sikur të kthehen tifozët!

20:04, 14/12/2020

Ka luajtur 15 vjetn në Serinë A, me fanellën e Lazios dhe Interit. Milanin gjithmonë e ka patur përballë, si kundërshtar dhe sërish do ta sfidojë. Këtë herë në Europa League, si trajneri i Crvena Zvezdas. 42-vjeçari, i cili pak muaj më parë shkeli në “Air Albania”, për të eliminuar (me shumë vështirësi) Tiranën, vlerëson rritjen e kuqezinjve gjatë 2020 dhe shpreson që deri në shkurt, kur të luhen ndeshjen e fazës së 1/16 të Europa Leagues, tifozët të jenë kthyer në stadiume.

“Milani është një kundërshtar i fortë. Dje pashë ndeshjen midis Milanit dhe Parma, ku ekipi verdheblu luajti në mënyrë fenomenale, por Milani ka qenë gjithmonë dominues.

Ata kanë kaluar një periudhë tranzicioni ndër vite, por përshtypja është se kanë gjetur një ekuilibër këtë sezon. Kanë bërë shumë me Piolin, ai është një trajner i shkëlqyeshëm.

Do të jetë një shfaqje e bukur, nuk kam dyshim. Do të doja që nga këtu te ndeshja në shkurt diçka të ndryshojë sa u përket tifozëve. Nëse do të mund të luanim me stadiumin “Marakana” të plotë, do të ishte fantastike”./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco