UEFA shmangu përballjen Kosovë-Serbi në shortin e Botërorit ‘Katar 2022’

UEFA shmangu përballjen Kosovë-Serbi në shortin e Botërorit ‘Katar 2022’

23:20, 07/12/2020

Në shortin e hedhur në Zvicër, Kosova fillimisht u përzgjodh në Grupin A, aty ku bënte pjesë Serbia dhe Portugalia.

Për shkak se ishte vendosur që shtetet që kishin probleme politike nuk do të lejoheshin në të njëjtin grup, e zhvendosën Kosovën në Grupin B, aty ku ndodheshin Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Serbia e vazos së dytë ra në Grupin A me Portugalinë, teksa kur erdhi radha e vazos së 5-të, përfaqësuesja e parë që u përzgjodh nga goglat ishte pikërisht Kosova.

Automatikisht Kosova duhet të shkonte tek Grupi A me Portugalinë, Serbinë, Irlandën dhe Luksemburgun, por FIFA e evitoi.

Disa përfaqësuese nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në çdo kompeticion, përfshirë Kosovë-Serbi për shkak të raporteve politike dhe konflikteve të mëparshme.

Në rast se nuk do të ekzistonin këto, atëherë në Grupin A do të kishte një përballje direkte Kosovë-Serbi.

Ndërkohë FIFA e tejkaloi këtë përballje duke çuar Kosovën direkt tek Grupi B, teksa përfaqësuesja e dytë e zgjedhur nga goglat e vazos së 5-të, Azerbajxhani, kaloi te Grupi A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco