Trajneri i Polonisë: Shqipëria një kundërshtar aspak i rehatshëm

Trajneri i Polonisë: Shqipëria një kundërshtar aspak i rehatshëm

22:21, 07/12/2020

Ndryshe nga Edy Reja, trajneri i Polonisë, Jerzy Brzeczek, nuk e cilësoi si shumë të vështirë Grupin I eliminator për “Katar 2022”.

Numri 1 i stolit të Polonisë i cilësoi kuqezinjtë si një kundërshtar aspak komod, ndërsa vlerësoi edhe Hungarinë, pa harruar dy rivalët më modestë, Andorrën dhe San Marinon.

Ky është një grup mestar. Nuk është grupi më i vështirë. Po ta shohim realisht, mendoj se Anglia është favoritja kryesore. Me siguri Hungaria ka një ekip interesant dhe Shqipëria është një kundërshtar aspak i rehatshëm. Në teori, Andorra dhe San Marino janë kundërshtarët më të lehtë, por unë do të paralajmëroja të gjithë që të mos kishin vetëkënaqësi. Më kujtohet si futbollist kur luajta kundër San Marinos dhe fituam 1-0 pasi Jan Furtok shënoi gol me dorë. Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco