Zyrtare/ Mario Balotelli firmos me Monzën në Serie B

Zyrtare/ Mario Balotelli firmos me Monzën në Serie B

21:47, 07/12/2020

Tashmë gjithçka është zyrtare. Mario Balotelli riniset nga Serie B.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka firmosur për Monzën, pasi u bind nga oferta që i bëri ish-drejtuesi i kuqezinjve, Adriano Galliani, me të cilin ka bashkëpunuar te Milani.

“Mirë se vjen Mario“, lexohet në postimin e Monza në Twitter.

30-vjeçari qëndron pushim prej muajit korrik, periudhë kur i dha fund aventurës me ekipin e Brescias.

Balotelli ka firmosur një vit me klubin që pretendon ngjitjen në Serie A.

Nëse objektivi arrihet, sulmuesi i famshëm ka opsionin për të vijuar deri në verën e vitit 2022 me Monzën.

Përveç Balotellit, Monza ka në skuadër edhe një tjetër emër të madh, gjithashtu ish-lojtar i Milanit, Kevin Prince Boateng.

Edhe në këtë aventurë të re tashmë 30-vjeçari Balotelli do të mbajë veshur fanellën me numër 45, siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco