Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Trajneri i Anglisë flet për Poloninë dhe Hungarinë, s’e përmend fare Shqipërinë

Trajneri i Anglisë flet për Poloninë dhe Hungarinë, s’e përmend fare Shqipërinë

20:48, 07/12/2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e konsideroi Grupin I të eliminatoreve të Kupës së Botës 2022 si grup që ka “shumë histori” brenda, duke iu referuar eliminimit historik të “3 Luanëve” nga Polonia në vitin 1973 si dhe “Ndeshja e Shekullit” në 1953 me Hungarinë e famshme të Pushkashit, ku hungarezët fituan 6-3 në “Wembley”.

Në konferencën për shtyp për mediat britanike, tekniku i Anglisë shtoi se përballjet me këto ekipe i japin shansin skuadrave të motivohen shumë ndaj “Tre Luanëve”, ndërsa u tregua i ndërgjegjshëm se do të jenë përballje me shumë vështirësi.

Ndërsa për Shqipërinë, San Marinon dhe Andorrën, gazetarët britanikë nuk e pyetën teknikun Southgate.

“Polonia ka një skuadër të mirë. Hungaria që u fut në grupet e para të Ligës së Kombeve dhe që u kualifikua në EURO 2021. E dimë se ç’duhet të bëjmë. Jemi përballur shumë herë me polakët dhe ka patur shumë histori ato ndeshje me ne. Dhe me hungarezët kemi patur histori. E dimë që janë ndeshje të ndërlikuara.

“Tomashevski 1973 është një ndeshje legjendare në histori, si dhe Hungaria në 1953, e di që kishin shumë lojtarë të mirë dhe që kanë qenë ndër shtetet më të mira në futboll dikur. Hungaria ka rezultate të mira në vitet e fundit sidomos dhe në Ligën e Kombeve. Për ta (Poloninë dhe Hungarinë), ndeshjet me janë një mundësi e mirë për të bërë histori, jo vetëm për të luajtur mirë, por dhe për të na mundur. Duam të kualifikohemi. Kam qenë në Katar kur luajti Liverpuli në Botërorin e Klubeve. Stadiumet janë të mrekullueshme”, deklaroi Southgate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco