Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mancini komenton shortin e Italisë: Të gjitha skuadrat janë të vështira

Mancini komenton shortin e Italisë: Të gjitha skuadrat janë të vështira

20:27, 07/12/2020

Shorti i grupeve të kualifikueseve për Botërorin “Katar 2022”, ishte fatsjellës për kombëtaren italiane, ku ka peshkuar: Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.

Ndërkohë tekniku italian, Roberto Mancini, flet pas shortit të hedhur.

Zvicra – “Ishte një ndër skuadrat më të mira të vazos së dytë. Ajo është një skuadër e ndërlikuar, ndërsa skuadrat e tjera janë më të përballueshme”.

Grupi – “Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira dhe janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur. Më pas në letër impenjimi ndaj Irlandës së Veriut mund të ngjasojë si më e lehtë sesa ndaj Zvicrës. Por në ato fusha të mbuluara me dëborë nuk do ta kemi të lehtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco