Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Lorik Cana analizon kundërshtarët e kuqezinjve: Nuk është i pamundur vendi i dytë

Lorik Cana analizon kundërshtarët e kuqezinjve: Nuk është i pamundur vendi i dytë

20:00, 07/12/2020

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka komentuar në lidhje direkte për “SuperSport” shortin e hedhur pasditen e sotme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Shqipëria do të përballet në këtë grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Cana deklaron se utopike nuk do të ishte vendi i dytë, pasi vendin e parë e ka të sigurt Anglia.

“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat.

Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Lewandowski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën.

Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë.

Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë”, deklaroi Cana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco