Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Reja: Me Anglinë do ketë spektakël, me Poloninë shpresoj mos të jetë në formë Lewandowski

Reja: Me Anglinë do ketë spektakël, me Poloninë shpresoj mos të jetë në formë Lewandowski

19:39, 07/12/2020

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka komentuar shortin e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ku kuqezinjtë janë në Grupin I me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Objektivi– Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, ne do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Lewandowskin, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh.

Kualifikimi– Në futboll nuk ka asnjë rezultat të sigurt. Askush nuk niset i mposhtur. Me Anglinë do provojmë shanset tona. Do luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin. Do ketë spektakël me Anglinë. Shpresoj që kur të vijnë në Tiranë të kemi tifozët, pasi me ta ne karikohemi dhe bëjmë më të mirën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco