Kukësi merr fitoren e 3-të radhazi në Superligë, mposht Apoloninë

Kukësi merr fitoren e 3-të radhazi në Superligë, mposht Apoloninë

19:13, 05/12/2020

Kukësi ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi në Kategorinë Superiore.

Skuadra verilindore mposhti 1-0 Apoloninë në “Elbasan Arena” e vlefshme për javën e 6-të në Superligë

Pjesa e parë ishte e qetë, me Apoloninë që kishte rastin më të mirë me Mehmetin në minutën e 14-të, ku tentoi me një gjuajtje nga jashtë, por Tafa ndali gjithçka.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me spektakël, me të dyja skuadrat që kishin dy raste të arta shënimi. Eze në minutën e 53’, i vetëm me portierin, dështon ta dërgojë në rrjetë, por shënjestrën e rregulloi në minutën e 78’, ku pas një pasimi perfekt të marrë nga Kuper, ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e avantazhit për Kukësin, i cili ishte edhe i vetmi i gjithë ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Kukësi pozicionohet në vendine  4-të në kuotën e 10 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco