Reali i Madridit sulm total për Szoboszlai, Zidan kontakton personalisht yllin hungarez

Reali i Madridit sulm total për Szoboszlai, Zidan kontakton personalisht yllin hungarez

14:27, 05/12/2020

Salzburg është kthyer në një klub që prodhon talente. Dayot Upamecano dhe Erling Haaland e dëshmojnë këtë fakt. Pa harruar japonezin Takumi Minamino. Ndërsa sot, emri që po përflitet më shumë te skuadra austriake është ai i futbollistit hungarez Dominik Szoboszlai.

20 vjeçari ka zhvilluar paraqitje fantastike me fanellën e klubit të Salzburg (9 ndeshje, 4 gola dhe 5 asiste më kampionatin austriak), duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane si Leipzig, Arsenal, Milan, PSG dhe Real Madrid.

Këta të fundit po e ndjekin me shumë vëmendje situatën e talentit hungarez, teksa së fundmi mësohet se trajneri, Zinedine Zidane ka kontaktuar personalisht me Szoboszlai, duke i thënë të transferohet menjëherë (merkaton e janarit) te klubi madrilen. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e mesfushorit pasi duhet patur parasysh që Salzburg është në bisedime të avancuara me Leipzig, për ta transferuar në Bundesliga 20-vjeçarin, duke patur parasysh që klubi austriak dhe ai gjerman kanë të njëjtin pronar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco