Kategoria Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme,  Vllaznia dhe Teuta me 'detyra shtëpie'

Kategoria Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme, Vllaznia dhe Teuta me 'detyra shtëpie'

11:19, 05/12/2020

Kategoria Superiore zbret sot në fushë, me ndeshjet e javës së 6-të.

Pas duelit të djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit (0-0), katër sfidat e tjera do të luhen këtë të shtunë, me 2 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe 2 të tjerat në orën 16:45.

Në Shkodër vendasit e Vllaznisë do të presin Bylisin, ndërsa në Korçë luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit. Në orën 16:45 luhen dy duelet përmbyllëse të kësaj jave. Në “Niko Dovana”, durrsakët e Edi Martinit presin Kastrioti. Në “Elbasan Arena”, Kukësi pret Apoloninë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco