FOTO/ Lojtarët e Hertha-s zgjedhin mënyrën e veçantë për të festuar triumfin në derbin e Berlinit

FOTO/ Lojtarët e Hertha-s zgjedhin mënyrën e veçantë për të festuar triumfin në derbin e Berlinit

08:59, 05/12/2020

U luajt mbrëmjen e djeshme derbi i Berlinit mes Hertha-s dhe Unionit, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.

Bardheblutë arritën të fitonin me përmbysje 3-1 ndaj fqinjëve të tyre, falë Pekarik (51) dhe një dopiete të Piatek (74, 77).  Golin e vetëm për Unionin e kishte shënuar Awoniyi (20).

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të njohur, Felix Brych, lojtarët e Hertha-s shkuan të festonin fitoren në derbi para tribunës së zbrazët në lindje të stadiumit, aty  ku normalisht duhet të ishin përkrahësit e tyre më të zjarrtë.

Një gjest shumë domethënës, që tregon se sa shumë i mungojnë tifozët futbollit si dhe lojtarëve në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco