VIDEO/ ‘Derbi’ mbyllet në barazim, Tiranës i mohohet një penallti

VIDEO/ ‘Derbi’ mbyllet në barazim, Tiranës i mohohet një penallti

19:56, 04/12/2020

Ndahet në “paqe” derbi i kryeqytetit.

Tirana dhe Partizani nuk morën më shumë se një barazim pa gola në sfidën e javës së 6-të në Katerorinë Superiore.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për shënim por portierët në të dy krahët u treguan të kujdesshëm duke neutralizuar çdo rast të rrezikshëm.

Në minutën e 17′ u regjistrua goditja e parë në portë. Ishte Ardit Toli që provoi me një distanca, por pa problem për Alban Hoxhën.

Në minutën e 26’ skuadra e Partrizanit pati një rast shënimi. Mirëpo, Bekaj i mohon një gol të sigurt futbollistit Bardhi. Pas një harkimi nga këndi, futbollisti i kuq, goditi bukur me kokë, por u ndal nga gardiani bardheblu.

Pjesa e dytë e sfidës ka nisur mjaft vrullshëm, me skuadrat që i janë afruar shumë golit. Në minutën e 54′ skuadra e Tiranës nisi një kundërsulm të rrezikshëm, por Torasa nuk tregohet i saktë, teksa gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit e kuq.

55′ Vendimtar Bekaj me daljen e tij sfidon një rast të rrezikshëm të Partizanit me protagonist Bardhin, i cili provoi të shërbente për Kardozon. Futbollisti i të kuqve doli i vetëm përballë portierit por gjithçka u neutralizua nga "gardiani" i bardhebluve.

Por 60 sekonda nga fundi i takimit, Tirana kërkon penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit në duel me Asanin. Të gjithë protestojnë tek arbitri i cili vazhdoi lojën pavarësisht se kishte kontakt mes dy futbollistëve.

Pas këtij barazimi, Partizani mban kreun e Superligës me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e 7-të me vetëm 6 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco