Egbo: Partizanin e shikoj favorit, Kobina nuk dëshironte të luante më

Egbo: Partizanin e shikoj favorit, Kobina nuk dëshironte të luante më

17:42, 04/12/2020

Ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo është shprehur se shikon Partizanin si favorit për të fituar derbin e sotëm.

Gjithashtu Egbo është shprehur se për Kobinën i kishte kërkuar klubit që ta largonin, pasi nuk dëshironte të luante më, ndërsa për pjesën tjetër thotë se donin vetë të largoheshin.

 “Skuadra duhet të jetë më e ekuilibruar, pasi dihet që është derbi i parë. Rruga e kampionatit është ende e gjatë. Skuadrat e kanë studiuar njëra-tjetrën. Në analizën që kishim për Partizanin, ne e kishim studiuar shumë mirë. U përgatitëm edhe për ndryshimin e skemës dhe ia dolëm. Unë e shikoj Partizanin të avazntazhuar, sepse lojtarët kanë shumë kohë aty dhe i kanë përjetuar këto ndeshje. Te Tirana janë 4 lojtarë që luajnë për herë të parë derbin, avantazhi i tyre është që luhen pa tifozë dhe nuk kanë presion.

Ndryshimet e Tiranës në merkato? Janë larguar 5 lojtarë nga skuadra që kisha vjet. Me Kobinën ishte vendim i mirë i klubit, nuk kishte më qejf të rrinte në Shqipëri. E pamë dhe kur mbaroi sezoni se si po luante. Unë isha njëri nga ata që i kërkova klubit ta largonte, pasi mund ta humbnin me parametër zero. Muça gjithashtu u largua. Kale do kthehet te skuadra, edhe Çelhaka gjithashtu. Lojtarët kanë ikur me dëshirën e tyre dhe jo nga klubi.”, u shpreh Egbo për “Supersport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco