Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin Diego Armando Maradona

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin Diego Armando Maradona

17:27, 04/12/2020

Këshilli komunal i Napolit jep “Ok”. “San Paolo” bëhet stadiumi 'Maradona'. Komuna ka miratuar unanimisht vendimin dhe nga sot, do të quhet stadiumi 'Diego Armando Maradona'.

Këshilli i Komunës së Napolit miratoi rezolutën e propozuar nga kryetari i bashkisë, Luigi de Magistris.

Struktura e Fuorigrotta nuk do të quhet më 'San Paolo' por 'Diego Armando Maradona Stadium', në nderim të kujtimit të legjendës argjentinase, që shkroi historinë me klubin napolitan.

Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin me emrin “Diego Armando Maradona” do të luhet më 10 dhjetor, kur Napoli do të presë Real Sociedad në sfidën e fundit në grupet e Europa Leagues, ku vendasit do të kërkojnë kualifikimin.

Diego Armando Maradona veshi fanellën e Napolit në periudhën 1984-1991 dhe arriti të fitojë di tituj kampionë, një Kupë UEFA, një Superkupë Europiane dhe një Superkupë italiane, ndërsa me largimin e tij, klubi nuk ka arritur të shkojë më te titulli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco