Derbi Tirana-Partizani me 6 gjyqtarë, një është femër

Derbi Tirana-Partizani me 6 gjyqtarë, një është femër

15:26, 04/12/2020

Sfida e sotme derbi do të gjykohet nga një treshe e FIFA-s.

Kryesor do të jetë gjyqtari Juxhin Xhaja, ndërsa ndihmës të tij Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Katërshja plotësohet nga Nertil Bregasi.

Ndeshja do të ketë gjyqtarë pas porte që do të jenë Kreshnik Barjamaj dhe Emanuela Rusta.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Xhaja ka qenë gjyqtari i derbit të parafundit që u mbyll 5-1 për Tiranën.

Nga ana tjetër, ishin relacionet e Xhajës e Rexhës që dënuan katër javë dyshen Batha-Torasa për miqësoren e disa javëve më parë ku dy futbollistët u përplasën me gjyqtarët, të cilët relatuan çështjen në FSHF.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco