‘Ultras Guerrils’ motivojnë Partizanin për derbin: Asnjë mëshirë, asnjë tolerim

‘Ultras Guerrils’ motivojnë Partizanin për derbin: Asnjë mëshirë, asnjë tolerim

15:14, 04/12/2020

Në orën 18:00 në “Air Albania” do të luhet derbi i parë i sezonit 2020-2021 të Superligës mes Tiranës dhe Partizanit.

Natyrisht që dihet rëndësia e kësaj sfide, ku përveç pikëve, vëmendjen e madhe e merr tifozëria.

Duke mos patur mundësinë të jenë në stadium për shkak të rregullave anti-COVID, tifozët e Partizanit, “Ultras Guerrils”, motivojnë ekipin me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”.

Postimi i “Ultras Guerrils”

“Mytini, shkelini, shtypini!

Asnjë mëshirë, asnjë tolerim në asnjë moment, në asnjë rast ! Luftoni, shkelmoni, shënoni ! Dhe mos u ndaloni ...

Jeni ekipi që e ka dominuar për vite me radhë derbin, dhe që keni përfaqësuar denjësisht historinë e dominimit të kuq ne kryeqytet !

Nuk është veç ndeshja e radhës ...

Forca çuna !

Forca Partizan !

Ju kurrë nuk do të jeni vetëm!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco