Trajneri serb nuk përmbahet: Do gjej spiunin brenda ekipit dhe do ta var

Trajneri serb nuk përmbahet: Do gjej spiunin brenda ekipit dhe do ta var

14:52, 04/12/2020

Sinisha Mihajloviç nuk di të tregohet diplomat, në momentin kur nervat ia ngrenë futbollistët e tij.

Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku i Bolonjës është treguar i qartë kur ka thënë se brenda grupit të tij ka një spiun, pasi në stërvitjen e djeshme, e cila ishte e mbyllur, kishte provuar një modul të ri për të provokuar nëse në media do të merrej vesh.

Serbi ka parë që formacioni ka qenë i shpërndarë në media dhe në këtë formë kërcënon se do ta gjejë spiunin në skuadër.

Moduli i ri? E provova për të kuptuar se kush dreqin flet me gazetarët. Do të hetoj për këtë dhe kur ta gjej personin, kam për ta varur në mur. Jam vërtet shumë i nxehur. Në stërvitjen e djeshme ishim vetëm ne dhe sot dihet formacioni”, u shpreh Mihajloviç.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco