Ish-trajneri e kishte si djalin e tij, 82-vjeçarit ia mbajnë ende të fshehtë vdekjen e Maradonës

Ish-trajneri e kishte si djalin e tij, 82-vjeçarit ia mbajnë ende të fshehtë vdekjen e Maradonës

14:06, 04/12/2020

Carlos Bilardo, trajneri i Argjentinës kampion bote në vitin 1986, ende nuk e di që Diego Armando Maradona ka vdekur.

Situata është delikate, sepse për të Diego ishte si djali i tij dhe një lajm i tillë mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e tij.

Bilardo është 82 vjeç dhe vuan nga një sëmundje neurodegjenerative, sindroma Hakim-Adams.

Vëllai i tij, Jorge, zbuloi se në fillim anëtarët e familjes kishin menduar të mos i tregonin, por tani ata e kanë kuptuar se është shumë e vështirë ta fshehësh një lajm kaq të madh për shumë kohë.

Kjo është arsyeja pse ata vendosën t’ia zbulonin, duke përdorur të gjitha masat e nevojshme paraprake.

Detyra e “rrëfimit” të lajmit të kobshëm mund t’i besohet Oscar Ruggerit, ish-futbollist i asaj Argjentine kampione bote, mbase së bashku me dy ish-lojtarë të tjerë që kanë mbetur shumë të lidhur me Bilardon.

Në fund, vëllai i tij, Jorge, zbuloi se Carlos tani jeton në një apartament afër familjes së tij dhe se ai i kalon ditët e tij duke parë seriale në Netflix.

82-vjeçari është veçanërisht i tërhequr nga seriali i Pablo Escobarit, por ai nuk shikon kanale televizive, prandaj ende nuk di asgjë për Maradonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco