Premtimi i kandidatit për president të Barcelonës: Dua t’i kthej Messit lumturinë

Premtimi i kandidatit për president të Barcelonës: Dua t’i kthej Messit lumturinë

13:26, 04/12/2020

Joan Laporta pretendon të rikthehet sërish në krye të Barcelonës, teksa misioni më i madh i tij nëse bëhet numri një i klubit është të mbajë në skuadër Lionel Messin.

Argjentinasi në verë mund të largohet me parametër zero, pasi i përfundon kontrata.

Megjithatë, Laporta beson se nëse i dhuron sulmuesit një skuadër kompetitive, atëherë Messi mund të qëndrojë, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për para.

Unë dua t’i kthej Messit lumturinë. Nuk është çështje parash, duhet të krijosh një skuadër kompetitive. Leo është tradhtuar dhe kjo është një humbje e madhe. Ai është një fitues dhe nuk sheh dot skuadrat e tjera të ngrenë trofeun e Ligës së Kampionëve. I jam shumë mirënjohës për atë që i ka dhënë Barcelonës. Hera e fundit që kam folur me të ishte në tetor. E njoh që kur ishte 16-vjeç dhe ai është një person i jashtëzakonshëm. Por, duhet të jem brenda klubit që t’i bëj një propozim të besueshëm”, u shpreh Laporta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco