Legjendat e Italisë nisin kursin për trajner futbolli

Legjendat e Italisë nisin kursin për trajner futbolli

12:50, 04/12/2020

Në Itali pritet që të nisë së shpejti kursi për trajner futbolli. UEFA ka dhënë “OK” e saj për të filluar kursin për trajner për 13 lojtarët që kanë bërë karrierë të gjatë në Itali, duke përmendur emra si Vieri, Del Piero dhe De Rosi.

Disa prej tyre janë kampion Italie, kampion bote me kombëtaren e Italisë, fitues të Championsit dhe duket si një formacion me lojtarë futbolli.

Ky kurs vlen për licencën “UEFA A” dhe “UEFA B”, që mund të drejtosh skuadra në Serinë C italiane ose të jesh zëvendëstrajner në skuadrat e Serisë B dhe Serisë A.

Më pas nëse këta ish-lojtarë vendosin të marrin pjesë në licencën “UEFA PRO”, mund të drejtojnë edhe skuadra të Serisë A.

Lojtarët që do të marrin pjesë në kurs – Alesandro Del Piero, Kristian Vieri, Daniele De Rosi, Rikardo Montolivo, Xhampaolo Pacini, Alesandro Matri, Masimo Makarone, David Pizarro, Injacio Abate, Federiko Balcareti, Daniele Gastaldelo, Andrea Kosta, Xhanluka Kurçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco