Luis Suarez merr përgjigjen e testit për COVID-19

Luis Suarez merr përgjigjen e testit për COVID-19

11:23, 04/12/2020

Luis Suarez ka rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19 dhe do të jetë në gjendje të ribashkohet me shokët e tij të Atletico Madridit në stërvitjen e sotme.

Sulmuesi uruguaian do të jetë në dispozicion për Diego Simeonen kundër Real Valladolid, ndeshje kjo që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Suarez qëndroi i izoluar për dy javë, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Uruguait.

Por, pasi u rikthye në Spanjë dhe qëndroi në karantinë në banesën e tij në Madrid, ai u stërvit larg nga shokët e skuadrës.

Skuadra e Atleticos ka qenë pa Suarez në disa ndeshje të rëndësishme, si kundër ish-klubit të Barcelonës dhe dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës dhe Bayern Munchen.

33-vjeçari do të luajë kundër Valladolid të shtunën në mbrëmje., ndërsa pritet gjithashtu të luajë ndeshjen kryesore të mërkurën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Red Bull Salzburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco