Formacioni i mundshëm i Partizanit për derbin me Tiranën, ja si i rreshton Daja të kuqtë

Formacioni i mundshëm i Partizanit për derbin me Tiranën, ja si i rreshton Daja të kuqtë

09:58, 04/12/2020

Sezonin e shkuar, Partizani nuk ishte shumë i suksesshëm në ndeshjet derbi kundër Tiranës.

Në katër sfidat e kampionatit kundër bardhebluve, “demat e kuq” fituan vetëm një, u mposhtën dy herë dhe një takim u nda në barazim.

Nga këto katër ndeshje të sezonit të shkuar, shumë pak gjëra kanë ndryshuar te Partizani.

Me merkaton e bllokuar, “demat” nuk arritën të përforconin ekipin, por kanë fituar tre lojtarë që janë rikthyer nga huazimet, si Lukas Kardozo, Jasir Asani dhe Alesio Hyseni.

Të tre këta futbollistë kanë luajtur shpeshherë titullarë në këtë fillim sezoni.

Por afrimi më i madh duket të jetë trajneri Ilir Daja. Një nisje shumë e mirë për trajnerin kryeqytetas në krye të kuqve, ku numëron 5 fitore në 7 sfidat e para.

Aktualisht, Partizani i tij mban dhe kreun e renditjes dhe pa diskutim, ka meritën më të madhe

Formacioni i preferuar i Dajës është 4-3-3, por me grupin që ka te Partizani, duket se e ka gjetur “formulën” e suksesit, duke rreshtuar lojtarët e tij në një 4-1-4-1.

Mbrojtja nuk e ka luksin të alternohet, me vetëm 4 alternativa. Para mbrojtjes, i është besuar të riut Kristi Kote, i cili ka bërë ndeshje të mira këtë sezon.

Asani e Melo mund të mbulonin krahët e mesfushës, por Daja pranoi se nuk do të rrezikojë aspak me gjendjen e tyre.

Kështu që, Mala mund të rreshtohet sërish në të djathtë e Solomon në të majtë.

Bardhi dhe Mala në qendër të mesfushës, ndërsa i vetëm në sulm, braziliani Lukas Kardozo.

Deri tani ky formacion ka rezultuar i suksesshëm për Dajën dhe Partizanin, me “demat” e kuq që numërojnë 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje në kampionat dhe aktualisht, mbajnë kreun me 10 pikë. Asani dhe Melo, vetëm rezerva “luksi” në derbi.

Formacioni i mundshëm i Partizanit: Hoxha, Bitri, Belica, Idrizaj, Hakaj, Kote, Broja, Mala, Bardhi, Solomon, Kardozo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco