Rezultatet pozitive/ Lojtarëve të Milanit u rritet vlera në treg

Rezultatet pozitive/ Lojtarëve të Milanit u rritet vlera në treg

08:43, 04/12/2020

Rezultatet pozitive të Milanit kanë edhe efekte pozitive. Bëhet fjalë për rritjen e disa individëve, paraqitjet e të cilëve në fushë po pasqyrohen edhe te vlera e tyre në treg.

Janë të paktën gjashtë titullarë kuqezinj që e kanë rritur ndjeshëm koston e kartonit.

I pari në listë është Davide Calabria, që nga prodhim i akademisë (kosto 0), tashmë vlen 28 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

Leao dhe Kessie janë rritur me nga 12 milionë euro secili e nga 28 milionë eurot e momentit të blerjes tashmë për t’ia marrë Milanit do të duheshin nga 40 milionë për “kokë”.

Dyfishim vlere për Teo Hernandez, që kushton 40 milionë euro, kundrejt 20 milionëve që klubi kuqezi investoi për ta rrëmbyer nga Reali i Madridit.

Kulmin në këtë aspekt e ka prekur Ismael Benaser për të cilin PSG pak muaj më parë ishte gati të shpenzonte 50 milionë euro, ndërkohë që algjeriani u ka kushtuar arkave të “Djallit” diçka më pak se 20 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco