Liga e Europës/ Roma nuk zhgënjen, fiton me përmbysje ndaj Young Boys

Liga e Europës/ Roma nuk zhgënjen, fiton me përmbysje ndaj Young Boys

23:09, 03/12/2020

Roma ka fituar me përmbysje 3-1 ndeshjen ndaj Young Boys, e vlefshme për javën e 5-të të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Fillimisht ishin zvicerianët që kaluan në avantazh, pas golit të shënuar nga Jean Pierre Nsame në minutën e 34-t të takimit.

Mirëpo 1 minutë para se të mbyllej pjesa e parë e sfidës, verdhekuqtë barazuan shifrat, me anë të Borja Mayoral,  duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Përmbysja do të vinte në pjesën e dytët, falë supegolit të shënuar nga i riu, Riccardo Calafiori. Fitoren për skuadrën e Romës e vulosi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko me golin e shënuar në minutën e 81′. Me këtë triumf, Roma siguron matematikisht vendin e parë në grupin A.

Ja të gjitha rezultatet e orës 21:00 në Ligën e Europës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco