Xhemaili: Ronaldo? Është i jashtëzakonshëm, shumë prej nesh...

Xhemaili: Ronaldo? Është i jashtëzakonshëm, shumë prej nesh...

18:59, 03/12/2020

Futbollisti me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, në një intervistë për “Sky Sport” foli për fillimin e kampionatit të Juventusit.

Xhemaili u shpreh se Pirlo ka nevojë për kohë dhe nuk mund të kritikohet.

"Pirlo ka nevojë për kohë dhe po bën mirë, nuk mund të kritikohet. Është normale që pas ndërrimit të trajnerit ndeshjet e para janë më të vështira.

Ronaldo? Është i jashtëzakonshëm, pasi shumë prej nesh (lojtarëve) nuk arrijmë në 750 ndeshje. Ai ka shënuar 750 gola. Është një fenomen, jashtë kategorie. Më kujtohet kur mbërriti në Itali që shumë thanë se do e kishte të vështirë", u shpreh Xhemaili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco