Vdiq në varfëri dhe në borxhe? Ja gjendja financiare e Maradonës në ditët e fundit të jetës

Vdiq në varfëri dhe në borxhe? Ja gjendja financiare e Maradonës në ditët e fundit të jetës

18:49, 03/12/2020

Diego Armando Maradona ndërroi jetë javën e kaluar nga sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare, ndërsa në llogarinë e tij bankare kishte ‘vetëm’ 83.500 euro, një shumë tejet modeste kjo për legjendën e futbollit, i cili gjatë karrierës së tij grumbulloi një pasuri miliona dollarëshe. 

Të paktën kështu raporton gazeta italiane Corriere della Sera, sipas të cilës Maradona e ka shpenzuar pasurinë e tij, për të bërë një jetë luksoze e shpesh edhe të shthurur, por edhe për shkak të njerëzve të afërt të cilët kanë përfituar nga zemërgjerësia e tij. 

Përveç parave që ka fituar si futbollist, Maradona ka fituar shuma marramendëse, si imazh i markave të njohura ndërkombëtare, ose si drejtues i klubeve sportive në Lindjen e Mesme. 

Mirëpo, sipas avokatit të tij, njerëzit e afërt të Maradonës e kanë shfrytëzuar e madje edhe e kanë vjedhur futbollistin e njohur, i cili mesa duket e kishte shumë të vështirë tu thoshte jo. 

“Pasuria e Maradonës ishte shkapërderdhur nga dora e lëshuar e tij dhe është vjedhur nga ata që e kanë mashtruar dhe ia kanë zbrazur xhepat. E gjitha që duhej të bënin, ishte të kërkonin dhe ai u jepte” – është shprehur për mediat, një nga miqtë më të afërt të Maradonës, gazetari argjentinas Luis Ventura . 

Për më tepër, Diego kishte edhe 37 milionë dollarë taksa të papaguara dhe ishte një gjyq për evazion fiskal.

Megjithatë trashëgimtarët e Maradonës do të përfitojnë një sërë asetesh me vlerë të madhe monetare, si prona të patundshme dhe investime, si dhe kontrata fitimprurëse për përdorimin e imazhit të futbollistit të famshëm./K./H/.Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco