U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për “Final Four” e Ligës së Kombeve 2021, i cili do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Torino dhe Milano.
Në short morën pjesë Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja që kanë fituar grupet përkatëse të Ligës A.
Italia do të luaj ndaj Spanjës më 6 tetor 2021 në stadiumin “San Siro”, ndërsa Belgjika do të sfidojë Francën më 7 tetor 2021 në “Allianz Stadium”. Finalja e këtij kompeticioni evropian do të luhet më 10 tetor.
Programi i plotë:
Itali - Spanjë: E mërkurë 6 tetor 2021 (në Milano)
Belgjikë - Francë : E enjte 7 tetor 2021 (në Torino)
Ndeshje për vendin e 3-të: E diel, 10 tetor 2021 (në rast barazimi, ndeshja shkon direkt në penallti).
Finalja: E diel 10 Tetor 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: