Një kampion si Skënder Gega,  trajneri zbret menjëherë në fushë

Një kampion si Skënder Gega, trajneri zbret menjëherë në fushë

17:13, 03/12/2020

Skënder Gega u kthye ditën e djeshme në Shqipëri pas kurimit më të specializuar në Turqi për t’u shëruar nga COVID-19.

Mirëpo, pa mbushur ende 24 orë nga kthimi, 57 vjeçari si një profesionist i vërtetë ka zbritur menjëherë në fushë për të ndjekur nga afër seancën stërvitore të skuadrës që ai drejton Kukësit.

Para se lojtarët të fillonin stërvitjen, Gega mblodhi skuadrën ku i falënderoi të gjithë  për punën e bërë përgjatë këtyre ditëve që nuk ka qenë i pranishëm. Siç e do tradita, pas çdo lajmi të bukur, Gega ka menduar edhe për ëmbëlsirat duke qerasur ekipin dhe pjesën tjetër të stafit teknik.

Ndeshjen e radhës në kampionat Kukësi do ta ketë të shtunën ndaj Apolonisë dhe në stol në atë sfidë do të jetë pikërisht Skënder Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco