Nuk ka qetësi për Pirlon, dëmtohet sërish ylli i mbrojtjes

Nuk ka qetësi për Pirlon, dëmtohet sërish ylli i mbrojtjes

16:31, 03/12/2020

Lajme aspak të mira për Juventusin. Mbrojtësi turk, Merih Demiral, i cili u largua nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit (3-0), do të qëndrojë për disa ditë jashtë fushae të lojës, për shkak të një dëmtimi.

Ditën e sotme, futbollisti turk iu nënshtrua testeve në J Medical, ku u zbulua një dëmtim i muskulit të kofshës së djathtë. Demiral do t’i nënshtrohet përsëri vizitave mjekësore pas 10 ditësh.

Mbrojtësi 22 vjeçar do të humbasë derbin ndaj Torinos, por edhe sfidën me Barcelonën dhe ndeshjen me Genoa. Por edhe ndeshjet pasuese të vitit 2020 janë gjithashtu në rrezik të madh.

Kujtojmë që Demiral kishte munguar në ndeshjet ndaj Ferencvaroshit dhe Beneventos, për shkak të një dëmtimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco