Mallëngjen Pele: Te dua Diego! Shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë, je i pakrahasueshëm

Mallëngjen Pele: Te dua Diego! Shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë, je i pakrahasueshëm

12:59, 03/12/2020

Kur kanë kaluar 8 ditë nga vdekja e Diego Maradonës, legjenda e Brazilit, Pele, akoma ndjen dhimbje të mëdha pasi ka humbur shokun e tij, me të cilin e krahasonte bota se cili ishte më i mirë në futboll.

Pele ka marrë zemër dhe ka shkruar një postim emocionues për legjendën argjentinase, që u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare.

Postimi i plotë i Peles

“Ka kaluar java që kur u largove. Shumë njerëz donin të na krahasonin gjithë jetën e tyre. Ju ishit një gjeni që magjepsi botën. Një magjistar me topin në këmbët e tij. Një legjendë e vërtetë. Por mbi të gjitha, për mua, ju do të jeni gjithmonë një mik i shkëlqyer, me një zemër edhe më të madhe.

Sot, unë e di se bota do të ishte shumë më mirë nëse do të mund ta krahasonim më pak njëri-tjetrin dhe të fillonim të admironim më shumë. Kështu që, dua të them se ju jeni i pakrahasueshëm.

Trajektorja juaj u shënua nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tuaj unike dhe të veçantë, ju na mësuat se duhet të duam dhe të themi “Të dua” shumë më shpesh. Largimi juaj i shpejtë nuk më la të ta them, kështu që unë thjesht do të shkruaj: Të dua, Diego.

Shoku im i madh, shumë faleminderit për tërë udhëtimin tonë. Një ditë, në parajsë, do të luajmë së bashku në të njëjtën skuadër. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin tim në ajër në triumf në fushë pa festuar një gol. Do të jetë sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco