Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ilir Daja karikon Partizanin për derbin: Zemra do të jetë zjarr

Ilir Daja karikon Partizanin për derbin: Zemra do të jetë zjarr

11:49, 03/12/2020

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të derbit ndaj Tiranës që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në prononcimin e tij para gazetarëve, tekniku i të kuqve, veç të tjerave u shpreh se koka do të jetë e ftohtë në këtë sfidë dhe zemra do të jetë zjarr.

Daja gjithashtu u pyet nëse ka frikë nga “nxënësi” Nevil Dede.

Derbi i parë si trajner i Partizanit, si ndiheni për këtë gjë?

Në fakt derbi, më shumë se për trajnerët, është për tifozët. Është një ndeshje që duhet fituar. Sigurisht që ne e kemi të qartë që përveçse ka 3 pikë si çdo ndeshje, ka një bonus psikologjik për vazhdimësinë. E kemi përgatitur me qetësi derbin, sepse vijmë nga një gjendje psikologjike goxha e mirë. Natyrshëm që nuk presim kundërshtarë si në ndeshjet e tjera, por lartë koka do të jetë e ftohtë dhe zemra do të jetë zjarr.

Mendoni se jeni më lartë se sa rivali?

Ne jemi me këmbë në tokë. Sipas historive të derbit, edhe kur ekipet kanë pasur diferenca, që në këto moment nuk ka diferenca, madje Tirana vjen pas një suksesi të vjetshëm, edhe atëherë nuk thuhet që ka favoritë në derbi, jo më tani që ekipet janë aty-aty. Partizani ka një gjendje psikologjike mjaft të mirë. Kemi konsoliduar goxha mirë edhe manovrën, kemi gjendje të mirë fizike dhe ajo që është mbi të gjitha, kemi një shpirt skuadre që do të duhet ta tregojmë me patjetër nesër, sepse siç dihet është një përballje mjaft e vështirë.

Keni deklaruar se Dede është futbollisti më i mirë që keni trajnuar. A keni frikë nesër që nxënësi mund të jetë më i mirë se mësuesi?

E them edhe sot që ka qenë një nga futbollistët më të mirë që kam drejtuar, me një mentalitet fituesi, jo i vështirë për t’u menaxhuar. Nëse di t’i menaxhosh lojtarët që kanë mentalitet fituesi, gjërat bëhen jo të vështira. Besoj që ka një eksperiencë jo të mjaftueshme në trajnim. Në këtë rast nuk besoj se do të kem unë frikë Nevilin, Nevili duhet të ketë respekt për mua. Kjo është e vërteta.

Keni pasur ndonjë ngacmim gjatë kësaj periudhe me Deden, duke qenë se jeni shumë pranë me shtëpi nga njëri-tjetri?

Jo, kam kohë, që kur ka marrë drejtimin e Tiranës nuk e kam takuar. Kjo për shkak të impenjimeve që të dy kemi pasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco