Champions/ PSG mposht Man United, dramatike situata në grupin H

Champions/ PSG mposht Man United, dramatike situata në grupin H

23:30, 02/12/2020

Paris Saint Germain e ka fituar ndaj Manchester United.

Francezët mposhtën 3-1 “Djajtë e Kuq” në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

PSG e nisi mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6’ me golin e Neymar. Marcus Rashford ktheu në lojë Manchester Unitedin, duke shënuar për 1-1, në minutën e 32’.

Në minutën e 69’, miqtë nga Parisi rikthyen avantazhin, kur shënoi mbrojtësi Marquinhos. Për Manchester Unitedin gjërat u bënë edhe më keq, kur mesfushori Fred u ndëshkua me karton të kuq.

Me një lojtar më tepër në fushë, PSG shënoi edhe golin e tretë për 1-3, me anë të Neymarit në minutën e 91’.

Grupi H ndodhet në një situatë të ndërlikuar pasi 3 skuadra janë me pikë të barabarta. Manchester Unitedin, PSG dhe RB Leipzig kanë siguruar 9 pikë dhe luftojnë për tu kualifikuar në raundin tjetër të Championsit.

Renditja ne Grupin H:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco