Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndarja nga jeta e legjendës Petrit Murzaku, Duka: Humbje e madhe

Ndarja nga jeta e legjendës Petrit Murzaku, Duka: Humbje e madhe

21:57, 02/12/2020

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Petrit Murzakut, një prej legjendave të sportit shqiptarë me një kontribut të spikatur në disiplina të shumta sportive.

Përmes një reagimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, presidenti Duka vlerësoi karrierën e veçantë të një sportisti si Murzaku, një kampion i shumëfishtë kombëtar në volejboll, basketboll, futboll apo edhe në atletikë.

“U trishtova shumë kur mora lajmin e ndarjes nga jeta të Petrit Murzakut! Një nga pionierët e sportit shqiptar me shumë dimensione dhe më e veçanta qëndron në faktin se ka garuar në disiplina të shumta sportive.

Murzaku kishte një karrierë mbresëlënëse dhe numëron tituj të shumtë kampionë si volejbollist, basketbollist, futbollist dhe madje ka spikatur edhe në atletikë. Përpos rekordeve të shumta si sportist, Murzaku vijoi të jepte kontributin e tij për sportin si trajner e specialist i përgatitjes fizike në shkolla të specializuara ushtarake.

Ai gëzonte respektin e të gjithë komunitetit sportiv, por edhe më gjerë dhe përveç titujve të fituar në fushë, Murzaku ishte nderuar nga autoritetet shtetërore ndër vite me shumë tituj nderi e medalje, si rrallëkush, duke marrë një vend të veçantë në historinë e sportit shqiptar. Përtej anës sportive, Petriti ishte një babaxhan i vërtetë dhe një njeri gjithmonë i qeshur e mjaft i këndshëm, që kishte vetëm fjalë të mira për të thënë. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Murzaku dhe të afërmve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!”, – shprehet Presidenti i FSHF-së.

Petrit Murzaku u nda nga jeta të mërkurën në moshën 88-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco