Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Szoboszlai do largohet nga Salzburgu: Milani në garë me Arsenalin dhe Atletico, por favorit është...

Szoboszlai do largohet nga Salzburgu: Milani në garë me Arsenalin dhe Atletico, por favorit është...

18:17, 02/12/2020

Ai është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian dhe botëror dhe deri tani duket qartë se Dominik Szoboszlai do të largohet nga Salzburg.

Futbollisti hungarez, ashtu siç bëri Haaland një vit më parë, do të ndryshojë fanellën në merkaton e dimrit.

Ai ndihet i gatshëm për një aventurë të re dhe këtë do të bëjë së shpejti. Sipas asaj që raporton “Eurosport” , Milan, Arsenal, Tottenham dhe Atletico Madrid janë gati ta presin talentin 21 vjeçar  me krahë hapur. Mirëpo, pavarësisht interesimit të këtyre klubeve të lartpërmendura, favorit për të nënshkruar me  Szoboszlai mbetet Leipzig, që ka një lidhje të veçantë me klubin austriak.

Leipzig dhe Salzburg kanë të njëjtin sponsor që pritet të jetë një prej faktorëve kryesorë për këtë kalim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco