Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

E ardhmja e Zidanes është vendimtare në këto 4 ndeshje

E ardhmja e Zidanes është vendimtare në këto 4 ndeshje

17:07, 02/12/2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vetëm 4 ndeshje për të shpëtuar nga shkarkimi.

“Los Blancos” humbën 2 – 0 nga Shakhtar Donetsk, ndërsa janë në rrezik për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions Leagues.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, tekniku francez ka vetëm 4 ndeshje që të shpëtojë punën e tij. Gjiganti spanjoll do përballet me Sevillan dhe Atletico Madridin, ndërsa i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampioneve.

Në rast të shkarkimit, Mauricio Pochettino është favoriti për të marrë drejtimin e Real Madridit. Tjetër kandidat është edhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez që momentalisht është në kreun e Real Madrid Castilla (ekipi B).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco