Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Barça duhet ta tërheqë numrin 10 në nder të Maradonës’, vjen deklarata e bujshme nga...

‘Barça duhet ta tërheqë numrin 10 në nder të Maradonës’, vjen deklarata e bujshme nga...

16:44, 02/12/2020

Diego Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi të befasishëm në zemër.

Për vdekjen e Maradonës, ka folur edhe djali i tij, Diego Sinagra i cili tha se numri 10-të në skuadrat ku ka luajtur babi i tij duhet të tërhiqet madje edhe Barcelona duhet ta bëjë.

“Akoma nuk mund ta pranoj se Diego është larguar. Nuk mundem. Ai duhet të jetonte edhe shumë vite me familjen e tij. Maradona ndërroi jetë shumë i ri”, ka deklaruar i biri i Maradonës.

“Mendoj se numri "10" duhet të tërhiqet nga të gjitha skuadrat ku ka luajtur Maradona. Po, duke përfshirë edhe Barcelonën. Nuk ka dyshime”, tha Sinagra.

Maradona ka nisur karrierën tek Argentinos Juniors, dhe ka luajtur edhe për skuadra si Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco