E gjithë mbrojtja në infermieri, Barcelona synon transferimin e mbrojtësit 18 vjeçar

E gjithë mbrojtja në infermieri, Barcelona synon transferimin e mbrojtësit 18 vjeçar

16:22, 02/12/2020

Problemet në mbrojtje te Barça janë reale. Ashtu si Liverpool, blaugranët po vuajnë mungesën e një qendërmbrojtësi, pas dëmtimeve që kanë pësuar Pique, Araujo dhe Lenglet. Kjo gjë do t'i detyrojë katalanasit të rekrutojnë një futbollist në merkaton e dimrit.

Drejtuesit e klubit spanjoll ja kanë vënë syrin një lojtari. Bëhet fjalë për Melayro Bogarde, nipin e Ëinston Bogarde, lojtar i blaugranëve midis vitin 1998 dhe 2000, sipas asaj që raporton “Sport”.

18 vjeçari holandez është pjesë e Hoffenheim dhe ka aftësi të luaj në qendër të mbrojtjes dhe në anën e djathtë. Në fund të kontratës me klubin gjerman, Bograde ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid, Milan dhe Manchester City-t.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco