‘Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet’/ Djali i Maradonës po kalon traumë

‘Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet’/ Djali i Maradonës po kalon traumë

13:53, 02/12/2020

Vdekja e Maradonës ka shkaktuar traumë tek i biri Diego Armando Maradona Sinagra.

Ai zbulon së fundmi për “Marca” se po vuan shumë ndarjen nga jeta të babait të tij, teksa ka shfaqur probleme me gjumin si dhe po përpiqet të izolohet sa më shumë socialisht.

Si po kalon tani?

Kam patur probleme me gjumin. Kam harruar se ç’do të thotë të pushosh. Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet.

Nuk udhëtuat në Buenos Aires. A ishte gjëja me e dhimbshme?

Ishte gjëja më e keqe. Të të vdesë babai dhe të mos jesh në gjendje ta jesh me të, as t’i japësh lamtumirën. Nuk është e lehtë të jesh 15 mijë km larg.

A e ndjek televizorin?

E ndez televizorin, por shikoj pak. Po përpiqem të izolohem. Vuajtja është personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco