FOTO/ Vdes nga kanceri futbollistit 31-vjeçar

FOTO/ Vdes nga kanceri futbollistit 31-vjeçar

13:30, 02/12/2020

Bota e futbollit në zi. Mbrojtësi maroken Mohamad Abarhun ka ndërruar jetë në moshë të re.

Futbollisti nga muaji shkurt ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në stomak, teksa pikërisht kjo sëmundje i ka marrë jetën së fundmi në moshën 31-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Abrahun e ka bërë të ditur skuadra turke e Rizespor, ku ai luajti së fundmi.

Image

Marokeni e nisi karrierën në vendin e tij me Moghreb Tetuan, më pas kaloi te portugezët e Moreirense dhe së fundmi u aktivizua në Turqi me Rizespor.

Gjithashtu ai luajti edhe me ekipin e parë kombëtar të Marokut, në Kampionatin e Kombeve në Afrikë, në vitin 2014. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco