Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Messi, Ronaldo apo Lewandowski? Ja kush e fiton çmimin ‘Golden Foot’

Messi, Ronaldo apo Lewandowski? Ja kush e fiton çmimin ‘Golden Foot’

12:19, 02/12/2020

Çmimi prestigjioz ndërkombëtar “Golden Foot” (Këmba e Artë) për vitin 2020 fitohet nga Cristiano Ronaldo, i cili i dhuron vetes një tjetër sukses, një ndër të paktit që i mungonte.

Portugezi i Juventusit është shpallur fituesi i edicionit të 18-të të “Golden Foot”, që i shkon futbollistit më të mirë të vitit.

Trofeu votohet nga publiku i gjerë nga një listë e ngushtë prej 10 lojtarësh çdo vit, me CR7 që mori më tepër vota se Messi, Lewandowski, Salah, Neymar etj.

Ndërkohë, së bashku me portugezin, një çmim i veçantë do t’i shkojë edhe presidentit bardhezi, Andrea Anjeli, si rrjedhojë e 17 trofeve që ka fituar në 10 vite, si numri një i “Zonjës së Vjetër”.

Por, duke u rikthyer te CR7, 35-vjeçari ka fituar garën e votave kundrejt nëntë kandidatëve të tjerë (Mesi, Levandovski, Kielini, Nejmar, Ramos, Pike, Aguero, Salah e Vidal).

“Golden Foot” kujtojmë se është një çmim që fitohet vetëm një herë në karrierë dhe u rezervohet lojtarëve që janë mbi 28 vjeç.

Ndërkohë, 17 edicionet e para të “Golden Foot” kanë parë fitues: Luka Modriç (2019); Edinson Kavani (2018); Iker Kasijas (2017); Xhanluixhi Bufon (2016); Samuel Eto (2015); Andres Iniesta (2014); Didier Drogba (2013); Zlatan Ibrahimoviç (2012); Rajan Gigs (2011); Françesko Toti (2010); Ronaldinjo (2009); Roberto Karlos (2008); Alesandro del Piero (2007); Ronaldo de Lima (2006); Andrij Shevçenko (2005); Pavel Nedved (2004) dhe Roberto  Karlos në vitin 2003.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco