Për herë të parë VAR-i nga zyrat e UEFA-s, prova do bëhet në sfidën e sotme të Championsit

Për herë të parë VAR-i nga zyrat e UEFA-s, prova do bëhet në sfidën e sotme të Championsit

12:03, 02/12/2020

UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë dhe testi i parë zyrtar do të bëhet sonte në mbrëmje në ndeshjen mes Sevillas dhe Chelseat në stadiumin andaluzian “Ramo Sanchez Pizjuan”.

Sfida i është besuar arbitrit portugez Artur Dias, ndërsa patriotët e tij Tiago Martins e Luis Godinho do të asistojnë në VAR, veçse këtë herë jo në sallën në stadium, por nga zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Disa kampionate europiane kanë testuar me sukses aplikimin e VAR-it nëpërmjet një salle unike, zakonisht në ambientet e federatave përkatëse, ndaj këtë hap është gati ta bëjë edhe UEFA, që ka për synim ta aplikojë rregullisht këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm.

Aplikimi i VAR-it në distancë do të bënte të mundur përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave në më shumë liga në Europë e botë, pasi kryesisht në vendet e vogla është e vështirë të investohet për teknologjinë në çdo stadium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco