FOTO/ Mesazhi i Ligës Profesioniste për shërimin e Gegës nga COVID-19

FOTO/ Mesazhi i Ligës Profesioniste për shërimin e Gegës nga COVID-19

10:35, 02/12/2020

Shërimi i trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, nga COVID-19 ka gëzuar ambientin futbollistik në Shqipëri.

Liga Profesioniste u shpreh e lumtur për rikthimin në atdhe të teknikut 57-vjeçar.

Në një komunikatë të fundit për shtyp, Liga i uron Gegës mirëseardhje.

Image

Klubi i Kukësit njoftoi më parë se trajneri Gega ka lënë Turqinë dhe sot rikthehet në Shqipëri.

Ai do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit verilindor, i cili u drejtuar gjatë kësaj kohe nga Rrahman Hallaçi.

Mesazhi i Ligës Profesioniste

“Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka lënë sot trajtimin intensiv dhe spitalin ku po kurohej në Turqi. Një tjetër betejë e fituar e trajnerit kampion që disa ditë më parë u largua me urgjencë nga Shqipëria për shkak të situatës së rënduar shëndetësore prej COVID-19.

Liga Profesioniste si dhe i gjithë komuniteti i Futbollit mirëpresin kthimin e Gegës sot në Tiranë dhe rikthimin e afërt në pankinën e Kukësit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco