FOTO/ Përballje gjigantësh në Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

FOTO/ Përballje gjigantësh në Champions League, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

09:36, 02/12/2020

Liga e Kampioneve vazhdon sot me 8 ndeshjet e tjera të xhiros  së pestë për grupet.

Betejë për vendin e parë dhe të dytë si dhe për kualifikimin e 1/8-ave janë objektivat që luhen sot në fushë për disa ekipe.

Manchester United dhe PSG-ja ndeshen sot në mbrëmje në “Old Trafford”.

Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë sot ndaj nënkampionëve të Europës, ata sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ç’ka e favorizon në shortin për 1/8-at.

Parisienët duhet të mendojnë për të siguruar kualifikimin për më tej, teksa kanë të njëjtën kuotë pikësh me Leipzigun e vendit të tretë.

Një tjetër përballje interesante është dhe ajo mes Lazios e Borusias së Dortmundit.

Nëse italianët fitojnë në Gjermani, atëherë janë favoritë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por verdhezinjtë nuk janë një ekip i lehtë për t’u mundur.

Në fushë zbresin sot dhe Barcelona me Juventusin. Katalanasit udhëtojnë në Hungari për t’u ndeshur me Ferencvaroshin, kurse bardhezinjtë presin Dinamon e Kievit në shtëpi.

Ekipi i Andrea Pirlos duhet të fitojë këtë takim dhe përballjen e fundit me katalanasit për të shpresuar se mund të kapin vendin e parë.

Por, për “Zonjën e Vjetër”, përballja e ardhshme me ekipin blaugrana nuk do të jetë e lehtë teksa i duhet të fitojë me të paktën 3 gola diferencë për të marrë përfundimisht kreun e Grupit F.

Chelsea dhe Sevilla përballen sot për të vendosur se kush do të marrë kreun e Grupit E, teksa e kanë siguruar kualifikimin për më tej.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco