Conte pas triumfit në Champions: Jemi gjallë

Conte pas triumfit në Champions: Jemi gjallë

08:40, 02/12/2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte, u shfaq i entuziazmuar pas triumfit 2-3 që skuadra arriti në transfertë ndaj Borusia Monchengladbach.

Në prononcimin pas kësaj fitoreje tepër të rëndësishme, tekniku italian, deklaroi: “Nëse nuk je ekip, nuk vjen këtu dhe fiton kundër një Borusia të fortë. Nëse nuk je ekip taktikisht, me temperament, vendosmëri dhe dëshirë nuk i luan dot këto lloj ndeshjesh.

Ne luajtëm një ndeshje të rëndësishme ku meritonim të fitonim. Mund të kishim shmangur vuajtjet e panevojshme, por u përballëm me një ekip të përshtatshëm, me më të mirët në grupin tonë.

Ne jemi gjallë, është gjëja më e rëndësishme. Kur kemi frymën e duhur në skuadër, bëhemi problem për kundërshtarët. Duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë”, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco