Champions/ Liverpooli kualifikohet në raundin tjetër, Ajax shpreson mrekullinë

Champions/ Liverpooli kualifikohet në raundin tjetër, Ajax shpreson mrekullinë

23:25, 01/12/2020

Liverpool është kualifikuar në 16 më të mirat e Ligës së Kampioneve.

“Red-sat” kanë fituar minimalisht 1-0 përballë Ajaxit në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Golin e fitores për Liverpool e shënoi Curtis Jones. Në minutën e 58’ ishte 19-vjeçari, i cili dërgon topin në rrjetë pas daljes së gabuar të portierit të skuadrës holandeze.

Ndeshjen e fundit për fazën e grupeve, Liverpooli e luan në transfertë kundër Midtjylland. Kurse në krahun tjetër, Ajax shpreson të bëjë mrekullinë pasi kualifikimi arrihet vetëm duke fituar ndaj Atalantës.

Goli:

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco