VIDEO/ Lukaku gjen golin e dytë, por Plea ngushton shifrat

VIDEO/ Lukaku gjen golin e dytë, por Plea ngushton shifrat

22:36, 01/12/2020

Nuk ka fund ndeshjes mes Borussia Monchegladbah dhe Interit.

Zikaltërit gjetën golin e tretë dhe sërish protagonist ishte ai, Romelu Lukaku, që ka shënuar golin e dytë të natës, në pjesën e dytë.

Belgu ka marrë një top të bukur dhe përpara portierit e ka pasur të lehtë ta shtyjë në rrjetë duke shënuar 3-1.

Por, përgjigjia e gjermanëve ka ardhur menjëherë me Plea, që ka shënuar gjithashtu dopietën personale të natës pasi kishte realizuar në fund të pjesës së parë.

Plea shënoi dhe golin e tretë për skuadrën gjermane, por arbitri e anuloi pasi u konsultua me VAR.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco